Kërpudhat kanë vrarë dhe më parë në Shqipëri, në 5 vite ka pasur 50 helmime, 3 nuk mbijetuan

Aktualitet

Kërpudhat kanë vrarë dhe më parë në Shqipëri,

Kërpudha helmuese, kësula e vdekjes i mori jetën 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës.

Por ky nuk është rasti i vetëm fatal në Shqipëri. Toksikologu Zihni Sulaj, thotë se në 5 vjecarin e fundit kemi pas mbi 50 raste të helmimit nga kërpudhat e egra dhe 3 fatalitete.

Por sa i sigurt është tregu i kërpudhave? Top Channel bleu disa kërpudha në një treg të Tiranës. Kërpudhat që ruheshin në ambient të freskët nuk ishin të shoqëruara me asnjë etiketë që të informojë konsumatorin për datën e skadencës dhe vendin e origjinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të vetmet që shiten me vasket janë ata që kanë një etiketë në gjuhën greke. Për cilësinë e kërpudha të kultivuara nuk flet ligji i etiketimit, por fjala e tregtares, e cila zotohet për sigurinë e këtij ushqimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ai institucion që shqiptarëve duhet t’i garantojë ushqim të sigurt.

Pavarësisht kësaj kërpudhat e freskëta tregtohen lirshëm, konsumatori nuk e di nëse është duke konsumuar një produkt ushqimorë të skaduar apo cilësor.

ME TE LEXUARAT