Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

Aktualitet

Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet sërish

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Seanca nuk do të zhvillohet për shkak se është zëvendësuar gjyqtari Elis Dine me Elton Frashërin.

Gjyqtari Frashëri ka kërkuar kohë të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen pasi u kërkua përjashtimi i Dines. Seanca e radhës do të mbahet me 17 Janar.

ME TE LEXUARAT