Kërkohej nga Italia për “organizatë kriminale”, arrestohet në Morinë 27-vjeçari kosovar

Aktualitet

Kërkohej nga Italia për “organizatë kriminale”,

Një 27-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Ai tentoi të hynte në Kosovë, por pas kontrolleve, u konstatua se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

“PKK Morinë, tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari nga Kosova. 

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion