Kërkohej me “alarm të kuq’ nga Interpol Athina, në pranga 27-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Kërkohej me “alarm të kuq’ nga Interpol Athina, në

Policia malazeze arrestoi një shtetas shqiptar me iniciale R. S, 27 vjeç, i cili kërkohet nga Interpol Athina.

Kapja e tij u krye në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), thuhet në njoftimin e administratës policore.

 Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.

“Në komunikim ndërmjet oficerëve të  Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion