Kërcënohet me jetë pronari i medias MCN TV, Endri Meksi

Aktualitet

Kërcënohet me jetë pronari i medias MCN TV, Endri Meksi

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë.

Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së dielës, persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë.

Në kallëzim, Endri Meksi pretendon se kanë qenë tre persona që kanë dalë nga mjeti dhe e kanë kërcënuar.

Pas kallëzimit të tij, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e kërcënimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut./Faktor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion