Keni plane për fundjavën?/ Ja si parashikohet moti

Aktualitet

Keni plane për fundjavën?/ Ja si parashikohet moti

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellime.

Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës, më pas moti do të jetë i kthjellët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion