Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni fillimisht si do të jetë moti

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni fillimisht si do

Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Edhe fundjava sjell maksimume që do të jenë në vlerën 20 gradë Celsius në orët e mesditës së ditës së shtunë. Po ashtu, dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse përgjatë gjithë ditës. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave. E shtuna, temperatura do t’i ketë në rritje të tyre, duke bërë që të regjistrohen në qytete të zonave malore vlera edhe në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në Ulëtsirën Perëndimore mbeten në vlerën 20 gradë Celsius.

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani: Është dita e dielë ajo që do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion