Katër makina ‘ngecën’ në mes të borës mbrëmë në Korçë, mes pasagjerëve një i mitur
Lajmifundit
/
21 Janar 2024, 10:14
Aktualitet

Reshjet intensive të borës në qarkun e Korçës kanë sjellë probleme. Mësohet se mbrëmjen e së shtunës në ‘Kthesën e Barmashit’ 4 automjete janë bllokuar nga dëbora dhe reshjet intensive që përfshinë këtë zonë.
Në një nga mjetet ka qenë edhe një fëmijë i vogël.
Sakaq, është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.


