Karikatura e "Charlie Hebdo" pas Sokol Ballës, imami "i vë kryq" gazetarit: Akt i turpshëm

Aktualitet

Karikatura e "Charlie Hebdo" pas Sokol Ballës, imami "i

Imami i Xhamisë "Dine Hoxha", Ahmed Kalaja ka publikuar një fotografi të gazetarit Sokol Balla dhe "i ka vënë kryqin", duke e akuzuar atë për akte të turpshme që nxisin urrejtje ndërfetare. Ai bën dhe thirrje për bojkot të medias dhe gazetarit Balla.

"Njerëz jemi edhe gabojmë. Fotoja aty ndoshta edhe nuk është menduar gjatë. Derisa njerëzit reaguan u prekën duhet të kishte të paktën një kërkim ndjese nga MEDIA në fjalë edhe gazetari. Kisha menduar se do kishte reagim e kerkim ndjese...

Kemi menduar të gjithë se do reagojnë e kërkojnë falje mirëpo akoma asgjë. Ftoj për bojkot të kësaj medie edhe i platformës ku gjendet kjo media edhe ky do ishte mësimi më i mirë. Mallkimet Sharjet Kërcënimet nuk ngrenë peshë...", shkruan imami.

Fotografia të cilës ai i referohet, është një karikaturë e revistës së përjavshme franceze "Charlie Hebdo" e cila shquhet për karikaturat, raportet, polemikat dhe shakatë me të cilat herë pas herë trazon rrjetin.

Kopertina përmban një karikaturë të profetit Muhamed që mban lart një tabelë që, e përkthyer, lexon: "Unë jam Charlie". Në krye të karikaturës është një titull baneri në frëngjisht që, i përkthyer, lexon: "Gjithçka u fal". Bota myslimane ka kritikuar portretizimet islame në Charlie Hebdo.

ME TE LEXUARAT