Kapet me kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë

Aktualitet

Kapet me kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion