Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte dënuar me 7 vite burg për…

Aktualitet

Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte dënuar me 7

Gjovalin Ndoj është 48-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim dhe sot është arrestuar nga policia e Lezhës.

Policia njofton se ndalimi i 48-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” Trafikim i narkotikëve.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Gjovalin Ndoj, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” Trafikim i narkotikëve.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion