Kapen 60 kg lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

Aktualitet

Kapen 60 kg lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptar, një i

Trafikimi i një sasie të konsiderueshme droge u parandalua nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Igumenicë, duke arrestuar një shtetas grek mëngjesin e sotëm, kundër të cilit u ngrit një dosje penale për trafikim dhe transportim droge.

Kapen 60 kg lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptar, një i

Konkretisht, lidhur me kronologjinë e rastit, oficerët e policisë lokalizuan në zonën e Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar, si pjesë e kontrolleve të synuara, një makinë private në pronësi të një kompanie qiradhënieje automjetesh, e drejtuar nga 18 vjecari grek.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të policisë, në ndarjen e bagazheve dhe në sediljet e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kg e 565 gramë.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 835 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion