Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Aktualitet

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen

Fluturimi i avionëve në disa aeroporte të Londrës u pezullua përkohësisht për shkak të një defekti teknik. Autoriteti i trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar tha se u kufizua numri i avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës për të garantuar sigurinë.

Problemi ka qenë një defekt teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick. Të dy aeroportet, London City dhe Gatwick, thanë se problemi i kontrollit të trafikut ajror ndikoi në nisje.

“Si rezultat i një problemi teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Sëanëick, ne po kufizojmë numrin e avionëve që fluturojnë në zonën e kontrollit të Londrës në mënyrë që të sigurojmë sigurinë, e cila është gjithmonë përparësia jonë e parë”, tha autoriteti i kontrollit të trafikut ajror NATS në një deklaratë.

Rreth orës 18:00, NATS – autoriteti i trafikut ajror i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se nisjet në të gjitha aeroportet kanë rifilluar.

“U kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo çështje”, thanë autoritetet e NATS.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion