Kanabis në mes të pyllit, dy të arrestuar në Fier

Aktualitet

Kanabis në mes të pyllit, dy të arrestuar në Fier

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Në kuadër të operacionit “Peshtani” u bë arrestimi i shtetasve T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion