Kanabis me kubikë në pyllin e Semanit, arrestohet 52-vjeçari

Aktualitet

Kanabis me kubikë në pyllin e Semanit, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar me iniciale A.M është arrestuar nga policia pasi akuzohet se një prej autorëve të kultivimit të kanabisit në kubikë në pyllin e Semanit të konstatuar në muajin maj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“ për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike“ kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është njëri prej autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa në kubikë, të cilët u konstatuan në pyllin e Semanit, gjatë operacionit të datës 19 maj 2021”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion