“Kam një problem të madh”/ U gjet i pajetë në makinë, detaje nga vdekja e Romario Bunges
Detaje te reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.
Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Burime bëjnë me dije se plumbi ishte në pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.0oo
25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh”. Ai ka telefonuar sërish, por nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk është përgjigjur thirrjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga disa kamera sigurie është pare para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jete vete vrasje. Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar që i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit.