“Kam 1 milion miq”, ish-deputeti i PD: Një zyrtar i lartë i shtetit ka kërcënuar prokurorin e SPAK

Aktualitet

“Kam 1 milion miq”, ish-deputeti i PD: Një zyrtar i lartë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë ku denoncoi se një zyrtar i lartë i shtetit i ka dërguar një mesazh kërcënues një prokurori të SPAK.

Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live tha se zyrtari i lartë i shtetit, që sipas tij është nën hetim, ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë që të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

“Një nga këta jo bota e krimit, por krimat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik.

Një nga këta krimat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq.

Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë.”, tha Murrizi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion