Kalon në gjykim themeli dosja “5D”, gjyqtarja pranon kërkesën e të akuzuarve për gjykim të shkurtuar
Lajmifundit
/
14 February 2025, 13:07
Aktualitet

Dosja “5D” ka kaluar në gjykim themeli. Gjyqtarja e seancës paraprake e shtyu për formim të trupës gjyqësore që do të thotë ka pranuar edhe kërkesën e të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Të akuzuar tek çështja “5D” janë Albano Janku, Enton Pubavia, Julia Zanaj, Mariglen Qato, Nestor Muhametllari, Redi Molla dhe Taulat Tusha.


