Kafshoi dhe pështyu policët në një klub nate, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

Kafshoi dhe pështyu policët në një klub nate, arrestohet

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ka përhapur panik në një klub nate në Pesaro.

 Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, filloi të shqetësonte klientët e klubit, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.

36-vjeçari, pasi pa karabinierët filloi t’i pështynte, kafshonte dhe t’i kërcënonte, duke mos pranuar të identifikohej.

Ai u arrestua, iu vendos maskë në fytyrë që të mos vazhdonte të pështynte dhe u dërgua në burg.

ME TE LEXUARAT