“Ka nisur të shpërndahet”/ Bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Ja sa prej tyre e kanë tërhequr në ditën e parë

Aktualitet

“Ka nisur të shpërndahet”/ Bonusi për

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët në të gjithë vendin.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ajo bën me dije se vetëm në ditën e parë të shpërndarjes, deri në orën 16:00, kanë tërhequr bonusin 33,119 pensionistë.

Sipas saj, bonusi prej 5,000 lekësh po shpërndahet së bashku me pagesën mujore të pensionit dhe përfitues janë gjithsej 777,200 persona, përfshirë pensionistët dhe përfituesit e skemave të veçanta të trajtimit financiar.

Ibrahimaj thekson se kjo është hera e parë që bonusi i verës akordohet në mesin e vitit, duke e cilësuar si pjesë të politikave për mbështetjen e pensionistëve dhe ndarjen e përfitimeve të rritjes ekonomike me qytetarët.

“Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet!

Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.

Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët”, shkruan Ibrahimaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion