Ju gjetën armë, granata e qindra fishekë luftarakë në banesë, Policia e Lezhës arreston 62-vjeçarin

Aktualitet

Ju gjetën armë, granata e qindra fishekë luftarakë në

Policia e Lezhës ka goditur një rast armëmbajtjeje pa leje, ku 62-vjeçari L. J. ka rënë në pranga.

Policia në banesën e tij gjeti armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve.

Sekuestrohen armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar. Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar që i mbante pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion