“Jemi bërë si kanali Hormuzit”/Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Vlorë: Në të sëm*s

Aktualitet

“Jemi bërë si kanali Hormuzit”/Mbyllet tregu i

Tregu i fruta-perimeve në qendër të Vlorës është mbyllur, si pjesë e projektit për rijetëzimin e zonës pranë Sahatit.

Tregtarët kundërshtojnë zhvendosjen drejt Jallisë së Nartës, duke e cilësuar zonën të largët.

Tregtarët shprehen se vendndodhja e re është tepër larg dhe e papërshtatshme për aktivitetin e tyre, ndërsa kërkojnë shtyrje të afateve për të shitur mallin që kanë në stok.

Një nga tregtarët thotë me batuta se janë bërë si kanali i Hormuzit të rrethuar nga policët, ndërkohë që shton se policia ata të drogës i lejon, ndërsa tregtarët e fruta-perimeve jo.

Qytetarja: Jemi bërë si kanali Hormuzit, policë atje, policë këtu.

Pyetje: çfarë po shisni?

Qytetarja: Ata të drogës i lënë neve nuk na lejnë.

Pyetje: Ku do shkoni tani?

Qytetarja: Në të sëmës

Po ashtu, pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët, të cilët thonë se mbyllja e tregut i lë pa një pikë të rëndësishme furnizimi me produkte të freskëta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion