Jamarbër dhe Argita Malltezi dorëzojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Aktualitet

Jamarbër dhe Argita Malltezi dorëzojnë rekurs në

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar sekuestron mbi pasuritë e tyre.

Rekursi është paraqitur kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në objektin e kërkesës përfshihet heqja e masës së sekuestros mbi pasuri të paluajtshme, si edhe kundërshtimi i administrimit të tyre nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion