“Jam i prekur…”- Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë

Aktualitet

“Jam i prekur…”- Rama zbulon dhuratën që mori nga

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet tepër i prekur nga kjo dhuratë, ndërsa shprehet se mezi pret se mesi pret të shohë të marrë fund kalvari, “gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.


“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion