Ja kur do të nisë t'u shpërndahet të moshuarve bonusi i pranverës!

Aktualitet

Ja kur do të nisë t'u shpërndahet të moshuarve bonusi i

Pensionistët do të marrin bonusin e pranverës pas datës 1 mars. Ishte premtuar që do të ndahej këtë muaj por qeveria bën me dije se shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme.

Tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën ditë që do të merret edhe pensioni i përmuajshëm.

Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kujdestarët e tyre.

ME TE LEXUARAT