Iu vendos lëndë plasëse në automjet/ DËSHMON 39-vjeçari! Ja pistat e policisë... (EMRI)

Aktualitet

Iu vendos lëndë plasëse në automjet/ DËSHMON

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Selitë e Vogël, ku lënda plasëse është vendosur në automjetin e Dritan Janos, një 39-vjeçar nga zona.

Sipas informacioneve Dritan Jano ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të hapura ose debate me asnjë individ dhe mohon të ketë dijeni për arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e tij.

Burimet e afërta me hetimin kanë treguar se Jano ka punuar për gati 10 vjet në Institutin e Metrologjisë dhe nuk ka pasur probleme me ligjin më herët.

Hetuesit po vazhdojnë hetimet dhe ende nuk ka një pistë të qartë për të shpjeguar këtë ngjarje. Sidoqoftë, ata dyshojnë se shpërthimi mund të ketë pasur lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të çastit.

Policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar arsyet e plota të këtij incidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion