Iu sekuestrua ne zyrë, Gjykata e Posaçme nuk i kthen telefonin Erion Veliajt!

Aktualitet

Iu sekuestrua ne zyrë, Gjykata e Posaçme nuk i kthen telefonin Erion

Gjykata e Posaçme ka refuzuar sërish një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj.  Gjyqtari Erion Bani, i njëjti që miratoi arrestin ndaj tij, nuk pranoi t’i kthente Veliajt një celuladin e sekuestruar nga SPAK, i cili iu mor nga agjentët e BKH-së ditën që i shkuan në zyrë.

Në seancën ku Veliaj nuk ishte i pranishëm avokati i kryebashkiakiut pretendoi se sekuestrimi i telefonit ishte i paligjshëm. Kjo pasi bllokimi i celularit ishte bërë pa arsye të ligjshme nga agjentët e BKH, pa një vendim gjykatë dhe se vendimi i prokurorëve të SPAK për konfirmimin e sekuestros duhet të rrëzohej.

Kujtojmë se Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion