Iu prezantua si kushëri i një biznesmeni të njohur, mashtruesi ‘serial’ fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro (EMRI)

Aktualitet

Iu prezantua si kushëri i një biznesmeni të njohur, mashtruesi

Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtrojë një kambist nga Durrësi.

Raportohet se përmes mesazheve, Gjergji i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të fuqishëm.

Kambisti kishte shoqëri me kushëririn e biznesmeni. Në këto mesazhe Gjergji i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë që e ka orientuar që t’ia dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare.

Pasi personi i futur nga Florian Gjergji ka marrë paratë, është larguar drejt Elbasanit. Aty ky i fundit është takuar me një tjetër person i cili ka mbërritur me taksi nga një fshat.

Pasi ka marrë paratë është larguar sërish. Të dy këta persona nga Elbasani janë kapur nga policia dhe në dëshminë e tyre kanë thënë që i ka futur Florian Gjergji.

Rasti është denoncuar nga vetë kambisti, i cili pasi dorëzoi 60 mijë eurot, kontaktoi me mikun e tij duke i thënë që e mbarova porosinë dhe aty ka kuptuar që i shoku i tij nuk i kishte kërkuar asgjë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion