Iu hoq si i afërm në rrjetet sociale dhe i zhvati 60 mijë euro 34-vjeçarit/ Finalizohet operacioni “Wrong Idea” në Tiranë, pranga dy personave, një në kërkim

Aktualitet

Iu hoq si i afërm në rrjetet sociale dhe i zhvati 60 mijë euro

Një skemë mashtrimi kompjuterik dhe zhvatjeje është zbardhur nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga dy persona dhe në shpalljen në kërkim të një të treti. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Idea” (Ideja e Gabuar).Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga një 34-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit përmes një platforme komunikimi online, ku i ishte zhvatur një shume e majme parash.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, autorët kishin studiuar lëvizjet e viktimës. Njëri prej tyre ka komunikuar në rrjetet sociale me 34-vjeçarin, duke iu prezantuar në mënyrë të rreme si një person i afërm i familjes së tij. Me anë të manipulimit dhe duke pretenduar se ndodhej në një situatë emergjente, ai i ka kërkuar të riut shumën prej 60 000 eurosh.

Pasi ka besuar se po ndihmonte të afërmin e tij, 34-vjeçari ka shkuar dhe ia ka dorëzuar cash të gjithë shumën e parave shtetasit N. V., pa e ditur se po binte në kurthin e një grupi kriminal.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë në pranga dy prej bashkëpunëtorëve në këtë skemë dhe ka shpallur në kërkim organizatorin e dyshuar. Në pranga ranë:

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion