Itali/ Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën gjatë punës në portin e Triestes

Aktualitet

Itali/ Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën gjatë punës në

Një shofer kamioni shqiptar, rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës në Spitalin Cattinara në Trieste, Itali.

Viktima ndodhej në qytetin italian për arsye pune, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndje keq gjatë kryerjes së procedurave rutinë në portin e Legnami, pasi doganierët i kishin kthyer disa dokumente. Pas kontrollit të mëvonshëm, teknikët e portit e gjetën shoferin pa ndjenja brenda automjetit të tij.

Menjëherë nisën përpjekjet për ta nxjerrë nga kabina e kamionit, një proces i vështirë për shkak të trupit të tij. Pasi u nxor, shërbimet e urgjencës ndërhynë duke arritur ta rikthenin përkohësisht në jetë me ndërhyrje të specializuara, por gjendja e tij ishte kritike që në vendngjarje.

Shoferi u intubua dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Triestes, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion