Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën

Aktualitet

Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në shenjë hakmarrjeje për ndarjen, teksa pre e zemërimit të tij ranë edhe karabinierët gjatë aksionit, që gjithashtu ‘hëngrën’ grushte dhe shkelma, derisa i vunë prangat.

Gjithçka nisi kur vajza e re shkoi në shtëpinë e ish-partnerit të saj në Lucca, për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre. 

Në këtë kontekst, i riu e goditi me shuplakë dhe e kërcënoi, veprim i ndërprerë pjesërisht nga kushëriri i këtij të fundit, i cili ndërhyri mes të dyve, duke i dhënë mundësinë gruas që të arratisej dhe të strehohej në makinë. 

Por ai e ndoqi nga pas dhe filloi të godiste xhamin e pasmë me sende prej çeliku. Në të njëjtën kohë vajza kishte thirrur për ndihmë nëpërmjet 112. 

Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte, informon media italiane. 

Efektivët, pas një sherri të shkurtër, kanë arritur të zgjidhin situatën, duke e arrestuar agresorin. Pas daljes në gjykatë për masë vlerësimi, pavarësisht aktit të rëndë të agresionit, shqiptari është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion