Ishte zhdukur prej 23 ditëve, gjendet e vdekur nëna e dy fëmijëve

Aktualitet

Ishte zhdukur prej 23 ditëve, gjendet e vdekur nëna e dy

Nicola Bulley, nëna e dy fëmjëve nga Lancashire e Britanisë, e cila ishte zhdukur për gati një muaj pasi kishte shëtitur qenin e saj, u gjet e vdekur.

Rasti kishte marrë shumë publicitet në Britani, ndër të tjera, edhe për trajtimin e policisë.

Familjes së Bulley iu tha nga autoritetet të hënën se trupi i gjetur në St Michaels në lumin Wyre të dielën ishte i Nicolas.

“Frikat tona më të këqija janë konfirmuar”, tha familja në një deklaratë, duke u kërkuar të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre  gjatë kësaj kohe të vështirë.

Ata iu referuan veçanërisht mediave si ITV dhe Sky News që i kontaktuan kur u gjet trupi dhe para se të identifikohej, si dhe atyre që shtrembëruan deklaratat e të afërmve dhe miqve të Nikollës.

Policia fillimisht besoi se Bulley kishte humbur në lumë dhe vdekja e saj nuk po trajtohej si e dyshimtë. Policia e Lancashire, vëren gjithashtu se BBC, ishte kritikuar për trajtimin e rastit, veçanërisht në lidhje me publikimin e informacionit personal shëndetësor të gruas.

Trupi i saj u pikas nga dy këmbësorë rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ajo u pa për herë të fundit.

Tashmë rasti është duke u trajtuar nga mjhekët dhe pritet ekspertiza e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion