“Ishte shumë mirë, qeshte”, kushëriri i të fejuarit të vajzës që i dha fund jetës: Nuk kishte konflikte

Aktualitet

“Ishte shumë mirë, qeshte”, kushëriri i të

Një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë ditën e djeshme në Lushnjë.

Policia tha se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi. 

Detaje të reja ka zbuluar deklarata e Indrit Bytyçit, kushëririt të Entilio Drajçit, i cili tha se sapo viktima ka shkruar mesazhin kanë ardhur në shtëpi për ta dërguar në spital.

Para se 18-vjeçarja t’i jepte fund jetës, kushëriri tregoi se gjithçka ishte normale.

“Ne e morëm e futëm direkt në makinë dhe e dërguam në Lushnjë. Gati sa nuk kemi bërë aksident. Djali ishte me ne tek lokali.

E lame në shtëpi, sa u ulëm në lokal ne, i shkruajti burrit që unë piva fotoksinë. Ai i shkruaji mos guxo. E solli nga shtëpia (familjes) e la këtu, ishte mëse normale.

Po bënim muhabet po qeshnim. Djali nuk kishte dijeni për probleme”, tha kushëriri i të fejuarit të viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion