Ishte shpallur në kërkim, iu gjetën mbi 50 kg kanabis në banesë, arrestohet 43 vjeçari në Berat

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, iu gjetën mbi 50 kg kanabis në

Policia e Beratit kë vënë në pranga një 43 vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim pasi iu gjetën 50.8 kg cannabis dhe 240 rrënjë cannabis në banesë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat. Vijon operacioni policor i koduar "Brothers"


Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023.

Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim Armando (alias Bledar) Dyli, 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike", në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit "Brothers", ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Rejnaldo Muço, 20 vjeç, banues në lagjen "Uznovë", Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekustruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion