Ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, gjendet i varur në pemë 57-vjeçari në Gramsh
Lajmifundit
/
12 September 2021, 17:49
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit.
57-vjeçari me iniciale Y. F, është gjetur i varur në pemë. Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur nga familjarët më datë 29 gusht.
Nuk dihet ende shkaqet apo rrethanat e vetëvarjes, por ndërkohë, policia është duke punuar në këtë drejtim.


