Ishte nisur për në spital/ Ambulanca bllokohet në Librazhd, pacienten e kalojnë përmes lumit me barrelë...

Aktualitet

Ishte nisur për në spital/ Ambulanca bllokohet në Librazhd,

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë, që zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme/SYRI

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion