Ishte kthyer në “tmerrin” e fshatit të Çermës duke grabitur lokale e banesa, Policia arreston 42-vjeçarin

Aktualitet

Ishte kthyer në “tmerrin” e fshatit të Çermës

Policia e Divjakës ka mundur të arrestojë një 42-vjeçar, i cili grabiti një lokal në fshatin Çermë.

Burri gjithashtu, dyshohet se fshihet pas dy grabitjesh të tjera që kanë ndodhur po në këtë fshat. Materialet zgjedhore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion