“Ishte humoristi i ekipit”/ Flet mes lotësh trajneri i viktimës: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

Aktualitet

“Ishte humoristi i ekipit”/ Flet mes lotësh trajneri i

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri sot, tregon mes dhimbjes se Martin Cami ishte djalë shembullor.

“Një humbje e madhe për familjen, për mua si trajner dhe për akademinë. Ka qenë një nga lojtarët…humori i ekipit, dhimbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për familjen dhe ne akademikët, Dje i kisha në ndeshje këta çunat, humorista, ça të them, humbje e madhe.

Ne si mësues mundohemi ti edukojmë edhe në sport. Kishim lënë stërvitje sot nga liqeni, kur e mora vesh i mblodha djemtë te liqeni dhe u fola se ishin të traumatizuar. Jemi si ekip, Martini ishte si trajner i dytë për mua, Luisi djalë shumë i mirë.

Ky ka marrë 4 plagë, po presim të përmendet, ndërsa Martinin e kanë çuar në morg. Ishin të dy lojtarë shumë të mirë, me sjellje të mira. Nuk e di si ka ndodhur, thonë që janë sharë ditën e premte dhe e kanë lënë të takohen të hënën”-u shpreh mes dhimbjes trajneri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion