Ishte duke djegur mbeturinat, zjarri del nga kontrolli dhe i djeg shtëpinë

Aktualitet

Ishte duke djegur mbeturinat, zjarri del nga kontrolli dhe i djeg

Një shtëpi private është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” të Fierit.

U mësua se pronari i shtëpisë, u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë djegur banesën e tij. Po edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë janë alarmuar, pasi zjarri ndodhej pranë ndërtesave të tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Po ashtu, edhe personi që shkaktoi zjarrin, është nxjerrë nga banesa pa pësuar dëmtime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion