“Ishin të dy nxënës të mirë”, kryekomisari për vrasjen e Martinit: Oficerja e sigurisë të njoftonte prindërit e policinë, gabim fatal

Aktualitet

“Ishin të dy nxënës të mirë”, kryekomisari

Vrasja e të miturit Martin Cani me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario Perlleshi afër shkollës “Fan Noli” ka tronditur vendin.

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai tregon se si ka vepruar stafi mësimor, psikologia dhe oficerja e shkollës ditën e premte, ku dy të miturit janë zënë fillimisht, tre ditë para se të ndodhte vrasja.

“Do ta nxjerrë hetimi nëse ka përgjegjësi oficerja e shkollës apo jo. Mësuesja ka njoftuar oficeren e sigurisë kur ka ndodhur sherri ditën e premte.

Ajo i ka pyetur të dy nxënësit, pastaj i ka dërguar te drejtoresha, për procedurë, ka qenë prezent edhe psikologu. Fëmijët aty janë pajtuar. Oficerja nuk e ka referuar rastin në polici.

Nxënësit kanë qenë të dy nxënës të mirë, nuk kanë paraqitur probleme më parë. Nuk dihet si ka shkuar deri aty.

Oficerja e sigurisë duhet të kishte njoftuar prindërit dhe policinë, nuk e ka bërë. Gabim fatal”, tha Shytaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion