Ish kryebashkiaku Bardh Spahia zyrtarisht i pandehur, zbardhet akuza e SPAK

Aktualitet

Ish kryebashkiaku Bardh Spahia zyrtarisht i pandehur, zbardhet akuza e SPAK

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në SPAK pak minuta më parë.

Sipas informacioneve zyrtare, demokrati është marrë si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në kohën që ka mbajtur postin e kreut të Bashkisë së Shkodrës.

Bardh Spahia është thirrur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dhënë shpjegime në lidhje më këtë çështje, hetime të cilat kanë nisur pas një denoncimi të bërë nga ish-drejtuesi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, Mark Molla, për shkarkim të paligjshëm nga posti në vitin 2022.

Zyrtari i lartë demokrat nuk ka pranuar ta komentojë këtë çështje, ndërsa më parë në një pronocim të shkurtër për mediat, e ka cilësuar si çështje pa interes publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion