Ish-drejtuesi i Policisë: Ja shkaku kryesor i vrasjes së Liridona Ademajt

Aktualitet

Ish-drejtuesi i Policisë: Ja shkaku kryesor i vrasjes së Liridona

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj kaq folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, me porosia nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Hajdarmataj tha në një emision televiziv se krimi mund të ketë ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Sipas tij, xhelozia ose tradhtia mund të jenë motivet kryesore të kësaj tragjedie që ka tronditur shqiptarët.

“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta. Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme. Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion