Investimet e huaja në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare dhe...

Aktualitet

Investimet e huaja në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane: Mekanizëm i

Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan. Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë.

Ky mekanizëm synon të ofrojë një klimë më të hapur dhe transparente për investitorët e huaj në territorin shqiptar, veçanërisht për kompanitë amerikane. Në reagimin për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale.”

Pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy Vanhorn, me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, ku u zbulua plani i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të ofruar ekspertizë amerikane mbi koncensionet dhe nevoja për miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve, Top Channel ju drejtua me pyetjen se si do të funksionojë ky instrument dhe kë shënjestron. Një zyrtar i Ambasadës ju përgjigj interesit mediatik duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në Shqipëri duke mbështetur partneritete të drejta për bizneset amerikane, e jo vetëm.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike”.

Zyrtari amerikan nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Shqipërinë rregullisht ekspertizë amerikane përmes programeve dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet e përbashkëta mbi çështje me interes të ndërsjellë./Top Channel

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion