Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Prokuroria e Pukës kërkon tetë vite burg për Pecorellin

Prokuroria Publike e Pukës, në Shqipëri, ka kërkuar dënimin me tetë vite burg për Davide Pecorelli, sipërmarrësin italian i cili inskenoi vdekjen në Shqipëri dhe më pas u rishfaq në Itali.
Sipas medieve italiane, seanca e ekstradimit është caktuar për në maj.
Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, drejtësia italiane liron nga burg Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit
Në janar të vitit 2021, Pecorelli inskenoi vrasjen e tij përmes djegies së sajuar të trupit brenda një makine.
Ai u zhduk në janar, në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.
E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.
Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe “historinë” se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.


