Incidenti me të shtëna në Golem/ Policia arreston dy persona, njëri theu masën e arrestit

Aktualitet

Incidenti me të shtëna në Golem/ Policia arreston dy persona,

Policia e Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Golem, ku thotë se ka arrestuar dy persona. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se njëri prej tyre, 38-vjeçari A.B., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.B., 38 vjeç, banues në Golem, dhe A.Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e arrestimit të A.B.,” njofton policia.

Kujtojmë që Policia e Kavajës shoqëroi disa persona pas incidentit të regjistruar rreth orës 19:10 të ditës së djeshme kur u tentua që një 38-vjeçar që kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të shoqërohej në Komisariat. Ai dhe personat që e shoqëronin kundërshtuan urdhrin dhe u përplasën me punonjësit e policisë. Një efektiv policie qëlloi një herë me armën e shërbimit në ajër për të zbrapsur situatën. Policia thekson se personat që e shoqëronin 38-vjeçarin ishin familjarë të tij.

“Rreth orës 19:10, patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit konstatoi në rrugë shtetasin A.B., 38 vjeç, i shoqëruar nga persona të tjerë. Ai njihej nga Policia dhe ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’. Punonjësit i kërkuan arsyen e thyerjes së masës dhe i komunikuan se do të shoqërohej në Komisariat. A.B. dhe kunati i tij, A.Sh., 23 vjeç, kundërshtuan me forcë shërbimet e Policisë, ndihmuar nga familjarët e tyre. Punonjësi me detyrë Ndihmësspecialist qëlloi një herë me armën e shërbimit në ajër për zbrapsje. Në ndihmë të tyre kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat bënë shoqërimin e shtetasve të përfshirë. Gjithashtu, është shoqëruar edhe A.B., i cili kishte thyer masën e sigurisë. Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin,” shton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion