“Iku dhe treni, vazhdojmë”, Rama poston pamje nga aksioni në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

Aktualitet

“Iku dhe treni, vazhdojmë”, Rama poston pamje nga aksioni

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe, që vijon prej ditësh.

Në Facebook, kryeministri ka ndarë pamjet e subjekteve tregtare që kishin zaptuar hapësirat dhe çmontojnë hekura e xhama, ai lë edhe një shënim:

“Iku dhe treni… Vazhdojmë!”, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha".

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

ME TE LEXUARAT