IKMT nis aksionin në Vlorë, shemben 6 objekte të ndërtuara mbi kanalin kullues

Aktualitet

IKMT nis aksionin në Vlorë, shemben 6 objekte të ndërtuara
Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, ka zhvilluar një aksion në lagjen 24, ku janë prishur 6 objekte shërbimi dhe struktura rrethuese.

Objektet ishin ndërtuar mbi kanalin kullues të Naunkës dhe pengonin rrjedhjen e lirë të ujërave. Ndërhyrja është kryer me qëllim hapjen dhe pastrimin e kanalit, si dhe shmangien e problematikave nga bllokimi i tij gjatë reshjeve.

Aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera ku ndërtime të tilla pengojnë funksionimin e kanaleve kulluese dhe rrezikojnë krijimin e përmbytjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion