I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, kapet 50-vjeçari në Shijak! Shkrumbohen qindra rrënjë

Aktualitet

I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, kapet

Një 50-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i një zjarrvënie në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Mësohet se shtetasi me iniciale S.L., i ka vënë zjarrin rreth 2 dynym tokë arë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Njoftimi i Policisë:

Shijak Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.    

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

ME TE LEXUARAT