I vrari në Fier ish-futbollist i Apolonisë, trajneri i bën dedikimin e ndjerë

Aktualitet

I vrari në Fier ish-futbollist i Apolonisë, trajneri i bën

Grei Bihuci është 19-vjeçari, i cili mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 11:30 të kësaj të hëne në qendër të qytetit të Fierit. Debati mes dy të rinjve agravoi deri në përdorimin e thikës. 18-vjeçari, Florjan Muka qëlloi me thikë 19-vjeçarin i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Bihuci ka qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë dhe në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ish-trajneri Blendi Vashaku.

Vashaku kujton momentet në fushë me 19-vjeçari, teksa thotë se Bihuci ishte një djalë i mrekullueshëm që rrezatonte mirësi dhe dashuri.

Postimi i plotë:

Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion