I vodhën xhiron ditore farmacistes, identifikohen dy “skifterët” e mitur

Aktualitet

I vodhën xhiron ditore farmacistes, identifikohen dy

Policia e Matit ka identifikuar dy grabitësit e një farmacie.

Sipas uniformave blu bëhet fjalë për dy të mitur të cilët dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të farmacisë.

“Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja A.B., 25 vjeçe, me profesion farmaciste, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy shtetas të mitur (vëllezër). Për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale”

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion